SHPËRNDAJE

Në rubrikën “eHow” në Youtube, Daisy Edwards ka publikuar një video ku tregon mënyrën se si vizatohet flamuri kombëtar shqiptar.

Për ta realizuar këtë vizatim ajo përdor një shtresë xhami të vendosur para kamerës në të cilën vizaton shqiponjën dykrenare dhe sqaron se si duhet të vizatohet ajo në mënyrën e duhur.

“Kur të filloni të vizatoni flamurin shqiptar, është mirë të nisni nga pjesa kryesore e tij, që është koka, apo kokat e shqiponjës dykrenare”, thotë Daisy në videon e publikuar në muajin maj të këtij viti.