SHPËRNDAJE

Kanë dalë pamje të reja që tregojnë se Anthony Joshua ishte plotësisht i shpërqendruar para humbjes shokuese ndaj Andy Ruizit të shtunën e kaluar.

Boksieri britanik ishte nokautuar katër herë brenda meçit, duke humbur në raundin e shtatë nga meksikano-amerikani që i mori titujt e kampionit të botës dhe i shkaktoi humbjen e parë.

Që nga atëherë, promotori i tij, Eddie Hearn, kishte thënë se Joshua nuk ishte i shqetësuar apo i panikuar në dhomat e zhveshjes, duke thënë se ishin të qetë.

Boksieri britanik e la Ruizin të priste për disa minuta në ring, duke u vonuar në zhveshtoren e tij, mirëpo promotori i tij vazhdoi duke thënë se ajo nuk do të thotë asgjë.

Britaniku kishte thënë pas meçit se ai nuk ishte në panik, por që e pranon humbjen nga Ruizi, mirëpo tani e ka caktuar rimeçin me meksikanin në fund të këtij viti, gjersa do ta ketë shansin që t’i kthejë në pronësi titujt e humbur.