SHPËRNDAJE

Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë lirishëm, pasi lëndimi i Lionel Messit në hundë dhe sy nuk është nuk është serioz.

Argjentinasi iu nënshtrua testeve të enjten pasdite në fushën e stërvitjes të Barcelonës ku u përjashtua mundësinë e një thyerje.

Messi do të jetë në dispozicion të Ernesto Valverde për ndeshjen e së shtunës kundër Huesca në El Alcoraz.

Lionel Messi gjatë pjesës së parë u përgjak në hundë dhe sy pas një përplasjeje me Chris Smallingun, qendërmbrojtësin e Manchester Uniteit.

Testet e së enjtes treguan se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar edhe pse Valverde pas ndeshjes tha që Messi nuk ndjehet mirë.

Në çdo rast, Valverde mund të vendosë ta pushojë kapitenin e Barcelonës, së bashku me disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm, përpara ndeshjes së dytë që zhvillohet të martën kundër Unitedit në Camp Nou.