SHPËRNDAJE

Juventusi ka konfirmuar se Dani Alves ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë në humbjen 3:1 nga Genoa
Ish mbrojtësi i Barcelonës, Dani ALves, pritet të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Alves u lëndua ndaj Genoas, në sfidën ku Juve humbi 3:1.

Ai largua nga loja 14 minuta para fundit të ndeshjes, pas një lëndimi që pësoi nga përplasja me Lucas Ocampos.

Testet kanë treguar se ai ka thyer këmbën dhe do të mungojë më gjatë, me testet e ardhshme që do të bëhen të hënën.

“Rezultatet e para tregojnë thyerje të kërcit të këmbës dhe do të mungojë një periudhë të gjatë, ndërsa testet tjera do të bëhen të hënën”, thuhet në një njoftim të Juventusit.