SHPËRNDAJE

Ish-mbrojtësi i PSG-së, Daniel Alves është i gatshëm të shkojë te Arsenali.

“The Sun” shkruan sot se spanjolli është i gatshëm të ul kërkesat për pagë vjetore për t’iu bashkuar londinezëve, përkatësisht ende po kërkon pagë javore prej 200 mijë eurove.

Mbrojtësi 36-vjeçar është lojtar i lirë pasi tashmë i ka mbaruar kontrata me kampionin francez, Paris Saint-Germain.

Manchester City duket se është favorit pasi që mbrojtësi i tyre i djathtë Danilo, i cili ka shkuar në turne para sezonit me skuadrën e Pep Guardiolas, po kërkon të largohet.

Alves ka punuar tashmë me të dy trajnerët, Unai Emeryn te ekipi francez si dhe me Guardiolën te Barcelona.

Ndryshe, Alves është futbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohërave duke fituar në karrierë 40 tituj të ndryshëm me klube dhe kombëtaren braziliane.