SHPËRNDAJE

Në seancen e tretë të mbajtur më 24 prill është shkarkuar sekretari Besim Nasufi nga rradhët e PVD-së pasi i ka kaluar afati i zgjedhur prej një viti në funksionin e udhëheqësit të detyrës të sekretarit të Qendrës Sportive “Presheva” e njohur më mirë si ish Organizata për Kulturë Fizike OKF “Presheva”.

Kuvendi i komunës në seancën e tretë me 20 vota ka emëruar Dashnim Saqipin si pasëardhës i Nasufit në funksionin e sekretarit të Q.S. Presheva në Preshevë. Sekretari i posazgjedhur Dashnim Saqipi ka përfunduar studimet në Universitetin shtetëror të Tetovës në drejtimin e Kulturës Fizike. /presheva.com/