SHPËRNDAJE

Njëri nga deputetët më të zëshëm aktual në Kuvendin e Kosovës Daut Haradinaj, gjen hapësirë edhe për përkushtim ndaj familjarëve të tij.

Pavarësisht, karrierës së tij politike, Haradinaj shquhet gjithmonë për modesti e afërsi me njerëzit e tij të dashur, miq e kolegë.

Në veçanti, familja është e shenjtë edhe për Haradinajn, konkretisht fëmijët e tij me të cilët shfrytëzon edhe pauza të shkurtra për t’u takuar e çmallur.

Këtë e dëshmon herë pas here, me postime në llogarinë e tij sociale ‘Facebok’, njësoj siç ka vepruar dhe së fundi.

Përveç vajzës së tij simpatike Trojës dhe djalit Davidit, në prezencën e tij ishte edhe djali i Kryeminsitrit Ramush Haradinaj, Gjini.

E kohën e mirë dhe argëtuese të Dautit afër brezave të rinj të Haradinajve, më së miri e dëshmon kjo foto.