SHPËRNDAJE

David Luiz, mbrojtësi i Paris Saint-Germain, e ka lavdëruar yllin e Barcelonës Lionel Messi.
Barcelona mposhti Paris Saint-Germain me rezultat 3:1 në Camp Nou dhe arriti që fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve ta përfundoj e para në Grupin F.

Mbrojtësi i ekipit francez, David Luiz, ka lavdëruar skuadrën katalunas, e sidomos yllin e tyre Lionel Messi, të cilin e vlerëson shumë lartë.

“Është e efikasitetit që bëri diferencën. Ata ishin më të mirë se ne pasi kanë tre sulmues të mëdhenj. Messi është fantastik, lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë”, deklaroi braziliani pas ndeshjes.