SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi përballjen ndaj Izraelit e ka cilësuar shumë të vështirë, por që do të tentojnë që ta fitojnë.

Shqipëria e pret në “Loro Boriçi” më 12 nëntor Izraelin, që është një ndeshje shumë e rëndësishme për “Kuqezinjtë”.

“Është një ndeshje e vështirë që do të tentojmë ta fitojmë, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Besoj se nëse jam 110 për qindëshin atëherë diçka mund të arrijmë. Izraeli ka një skuadër shumë të fortë me lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme evropiane, prandaj nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka thënë De Biasi.

De Biasi ka shtuar më tutje se ëndrrat janë të bukura për të gjithë, por ato duhet të jenë realiste.

“Ëndrrat janë të bukura, por dëshirat duhet të jenë realiste e të përmbajtura. Për të arritur në Botërorin 2018 duhet shumë e punë dhe fat”, ka thënë De Biasi, i cili ka siguruar se Shqipëria do të japë maksimumin për të arritur kualifikimin në Botëror.