SHPËRNDAJE

Mesfushori Kevin de Bruyne nuk do të largohet nga Manchester City.

Mediat britanike raportojnë se “Qytetarët” janë gati t’ia ofrojnë lojtarit një mega-ofertë për rinovimin e kontratës së re, shkruan KosovaPress.

Krerët e City-t raportohet se do t’ia ofrojnë lojtarit 15 milionë euro në vit, e De Bruyne do të bëhej lojtari më paguar në historinë e klubit te Manchester City-t.

Ndryshe, De Bruyne është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropiane, por thuhet se City është i vendosur ta mbajë lojtarin, i cili tashmë është një nga futbollistët më të mirë në skuadrën e Pep Guardiolas.