SHPËRNDAJE

DeGea

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, është gjithnjë e më afër transferimit në Real Madrid.
Real Madrid është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea.
“Daily Mirror”, ka bërë të ditur se klubi spanjoll ka caktuar një takim me menaxherin e De Geas, Jorge Mendes.
Dhe, Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për portierin i cili ka vetëm edhe një vit kontratë me “Red Devils”.
Klubi nga Old Trafford kërkon së paku 25 milionë euro, por shumë vështirë se do të arrijë ta bind De Gean që të mbetet në Angli.