SHPËRNDAJE

Një tjetër futbollist shqiptar shpreson të shpërthejë në futbollin e rëndësishëm belg dhe të ketë fatin e emrave më të njohur që kanë arritur të luajnë deri në elitën e tij. Për shuëmkënd, Serkan Basha është një emër i panjohur, por djaloshi 20-vjeçar e ka nisur rrugëtimin e tij në radhët e Tiranës, ndërsa tashmë ka siguruar rinovimin për një tjetër vit në kategorinë e tretë belge.

Basha ka qenë pjesë e akademisë së Tiranës dhe nga ajo kaloi në ekipin B të bardhebluve e pati mundësinë edhe të luante me ekipin e parë i cili drejtohej asokohe nga Ze Maria, në vitin kur u desh të zbriste në Kategorinë e Parë. Mesfushori i datëlindjes 2000, arriti të luante një ndeshje si në Kupën e Shqipërisë, ashtu edhe në Kategorinë e Parë, kur Ze Maria vendosi të vlerësonte të rinjtë e akademisë bardheblu duke u dhënë disa minuta.

Por në mbyllje të atij edicioni, Basha i dha lamtumirën Tiranës duke mos qëndruar më te bardheblutë. Ai udhëtoi drejt Belgjikës ku iu bashkua akademisë së klubit Seraing duke luajtur me ekipin e dytë. Gjatë vitit të fundit, Seraing vendosi që ta kalonte në ekipin e parë dhe djaloshi ka bindur belgët me paraqitjet e tij. Ndaj këta të fundti i kanë ofrruar rinvoimin me palët që kanë firmosur akordin për një tjetër vit në radhët e Seraing, si pjesë e skuadrës së parë në kategorinë e tretë, me objektivin që këtë edicion të synohet ngjitja më lart. /vipsport.al/