SHPËRNDAJE

Të dialogosh, t’i kuptosh të tjerët, do të thotë ta vendosësh veten në vendin e tjetrit, t’i qartësosh qëllimet e tua, t’i njohësh emocionet, ta dëgjosh tjetrin që në fakt është bazë e komunikimit

Përse është vështirë të komunikosh dhe të jesh në detyrë për të dhënë obligime dhe të kërkosh sukses?

Vështirësitë e komunikimit zakonisht lindin kur njëra palë nuk është e gatshme për të dëgjuar tjetrën. Pra kur nuk ekziston vullneti për të kuptuar, dëgjuar realisht qëllimet e komunikatave të tjetrit ose e kundërta, kur gjatë komunikimit nuk e shprehim në mënyrë të qartë mendimin tonë.

Ekspertët e komunikimit numërojnë disa arsye thelbësore për këtë vështirësi. Mendohet se nuk janë të interesuar, mendohet se nuk kanë kohë.

Nëse ne nuk e dëgjojmë tjetrin, nëse nuk e vendosim veten në vendin e tjetrit, është shumë vështirë t’i kuptojmë arsyet. Vështirësitë e udhëheqjes dhe komunikimit zakonisht lindin kur njëra palë nuk është e gatshme për të dëgjuar. Pengesa e dytë në komunikim është që nganjëherë nuk dimë se si ta shprehim mendimin tonë, nuk arrijmë ta formulojmë saktë atë që duam të themi – të urdhërojmë.

Të komunikojmë kërkesën, informacionin apo ndjenjat, ka nevojë:

– të kërkojmë ndihmë,
– të lirohemi nga brengat, nga një peshë,
– ta bindim bashkëbiseduesin, bashkëpunëtorin.

Flasim për ta komunikuar mendimin tonë, por më së shumti për t’i bindur të tjerët rreth asaj që themi, që është vështirë, gjithashtu të kuptohesh kur mendon se je i arsyeshëm dhe ke të drejtë ndaj të tjerëve.

Shpesh ndodh midis partnerëve në krizë që një diskutim nuk shërben për t’i qartësuar pikëpamjet e ndryshme, por për ta ofenduar tjetrin, për ta mundur si në një duel.

Është vështirë t’i shprehesh në mënyrë të qartë emocionet apo mendimet, nëse nuk e njohim fjalorin e duhur për t’u shprehur.

Nëse zotërojmë një fjalor të varfër, është e pamundur ta transmetojmë në mënyrë besnike atë që duam ta themi. Keqkuptimet në këtë rast janë pothuajse të pashmangshme.

Psikologu Austriak. Paul Watzlaqick, pohon se komunikimi në mes të dy personave nuk është dy, por katër persona!

Në bisedë, në mënyrë të pashmangshme shtohen dy të tjerë, bëhen pjesë e bisedës, njëri është emocioni që na bllokon, na shpie aty ku nuk do të dëshironim të arrinim, na bën t’i themi gjërat që nuk do të dëshironim kurrë t’i thoshim.

Në punë, në familje, me miqtë, mjafton që ta ngresh zërin ose ta shtrembërosh fytyrën pas një qortimi/zënke për të arritur deri te shkëmbimi i grindjes. Disa herë ia hedhim fajin tensionit të ditës, e hedhim fajin atje ku nuk ekziston ose vjen deri te një keqkuptim.

Gjykimet tona janë shprehi e nevojave të paplotësuara. Sekreti për të komunikuar mirë është në fakt rinjohja e kërkesave tona përpara se të njihen ato të tjetrit.

Të flasim shumë është keq, pohon Thomas Ansembourg, autor i librit “Pusho së qeni i sjellshëm, nëse nuk je vetvetja”. Pra dëgjoje tjetrin dhe do ta ndihmosh të të kuptojë.

Kur i kemi kuptuar ndjenjat tona, atëherë mbetet t’i kuptojmë dëshirat, nevojat dhe vlerat që fshihen pas emocioneve. Ideja është se ne nuk mund ta kuptojmë njeri-tjetrin, nëse nuk dimë se cilat janë nevojat tona brenda në bisedime të dyanshme.

Njohja e nevojave tona më të thella na bën më të ngjashëm me njëri-tjetrin. Në fakt kërkesat janë të njëjta për të dy palët, të gjitha qeniet njerëzore kanë në fakt kërkesa të tilla, kanë nevojë për rregull, disiplinë, punë, pastërti etj.

Nevojë primare është që të investohet në edukim që në fëmijëri. Dëshira për t’u ndier i sigurt, mos vallë vjen nga frika e brendshme, nga mossuksesi me bashkëbiseduesin, bashkëpunëtorin, familjarin.

Për dialog, për të thënë fjalën në kohë, për t’ua tërhequr vëmendjen duhet:

– të jemi të qartë me vetveten,
– ta ulim stresin e jetës sonë të përditshme,
– të zgjidhim situata të vështira,
– të jetojmë në harmoni me njeri-tjetrin,
– t’i eliminojmë agresivitetin dhe inatin,
– të dimë ta dëgjojmë dhe kuptojmë tjetrin,
– të jemi vetvetja,
– të mësojmë të themi jo/po, kur është nevoja, kur duhet,
– të dalim nga e kaluara, nga heshtja.

Prandaj, është e nevojshme të diskutohet. Duhet të negociohet që të kuptohemi sa më mirë, që të ketë sukses dhe të funksionojë një bashkëjetesë, një bashkëpunim dhe të jemi shembull në edukatë dhe të thirremi në përvojën, bagazhin që e kemi.

Po e përsëris, shumë i rëndësishëm është dëgjimi. Dëgjuesi ynë zbulon se cilat janë nevojat tona dhe në mënyrë të menjëhershme formulon arsyet e vërteta.

Motivi për të cilin i afrohemi tjetrit, është primar/qenësor. Për t’i shmangur raportet e pushtetit/hierarkisë, është mirë që të konsiderohet i barabartë dhe me arsye të forta, jo me imponime. Të demonstrojmë se jemi aleat e jo si armik. Tjetër është pjesa e jonë, përgjegjësia, obligimet, motivet janë të ndryshme, kurse pozitat/ postet të mos keqpërdoren.

Në bazë të një përvoje, një suksesi dhe një diskutimi të mirë, qëndron bindja se ka të vërteta në fushën e biznesit dhe të vlerave. Pa këtë pranim, nuk mund t’i thuhet se e ka gabim ose ka të drejtë, thjeshtë pranohet gjykimi dhe ecet përpara.

Unë drejtoj, përfaqësoj një organizatë shëndetësore dhe veten time. Nëpërmjet marrëdhënies dhe bashkëpunimit me bashkëpunëtorët që krijoj me fjalë dhe me vepra, ua transmetoj njerëzve dhe misionin e një të ardhmeje më të mirë të Organizatës dhe të bashkëpunëtorëve. Kjo, sipas meje, si drejtues, mund të ndërtohet vetëm nga e drejta dhe dashuria. Për mua nëse një njeri nuk komunikon me drejtësi dhe dashuri, do të thotë se ai ndërton një botë me dyshim dhe pa sukses e pa vlera në të ardhmen.

Nga përvoja e di se të pasurit, që kanë trashëguar pasurinë, janë shumë me fat. Ata vazhdojnë ta shtojnë pasurinë, ngase predispozitat që i kanë dhe vazhdojnë me shumë kujdes dhe interesim të shprehur për të qenë në trend me kohën dhe me ekonominë e tregut. Ata e përcjellin gjendjen financiare për çdo ditë, për çdo javë, për çdo muaj, se për ndryshe nuk do të kishin mundur ta ruanin pasurinë dhe shumë shpejtë do të kishin falimentuar.

Por e di edhe atë se të pasurit punojnë ditë e natë, sakrifikojnë, rrezikojnë shëndetin, kapitalin, investimet, për atë edhe janë të pasur.

Paramendoni, tërë kohën bëni vërejtje, përse të pasurit janë të pasur, se të pasurit janë të këqij. Pasi të pasurit janë të këqij, atëherë mos kërko, thuaj vetes nuk dua të jem i pasur.

Matematikisht del se të pasurit janë njerëz të këqij. Për këtë faj ka shteti. Qeveria pa të drejtë ka arritur t’i përkrahë, t’i pasurojë njerëzit e dyshimtë, të këqijtë, si në politikë ashtu edhe në media dhe në tregti. Ky trekëndësh është shumë mirë i kontrolluar dhe i bashkërenduar nga bankat dhe nga qeveria.

Do të kishte qenë e drejtë edhe nga Zoti, por edhe nga njerëzit dhe shteti, që njerëzit e mirë të jenë të pasur. Por për fat të keq, në praktikë është krejtësisht ndryshe, e kundërta ndodh në këtë botë të rrejshme.

Tranzicioni nga një ideologji në një ideologji, kalimi nga socializmi në kapitalizëm, është një luftë e gjatë dhe e egër. Edhe ashtu shumica e përfaqësuesve tonë aktualë politikë janë marksistë-leninistë dhe socialistë të moderuar. Kur e shton se edhe rreth 90% e popullatës janë të tillë, me nostalgji e kujtojnë dhe flasin për socializmin, madje me mburrje lavdërohen për socializmin e Titos, janë xhelozë për ata persona që janë të pasur dhe nga ata që vijnë nga erë dimi të investojnë me pasuritë e veta në Kosovë.

Një filozofi e socialistëve thotë se të jesh i varfër është të jesh i drejtë dhe i madh, ndërsa të pasurit janë të padrejtë, janë të këqij.

E vërteta është ndryshe, realiteti është se ata punojnë më shumë, angazhohen më shumë, sakrifikojnë veten dhe familjen për një pasuri, për një të ardhme më të begatshme, më të mirë. Ky mund dhe ky rrezik, janë punë e madhe, e drejtë, dhe patjetër që të shpërblehen. Është e drejtë e juaj që ju të jeni të pasur. Ju, sa e vlerësoni veten, aq edhe vleni. Për ta vlerësuar veten duhet të jesh i pasur, do të thotë, sa je i pasur aq edhe vlen.

Unë, me gjithë zemër, jam i bindur në të vërtetën për të cilën shkruaj dhe nuk kam asnjë fije dyshimi. Këtë besim të sigurt e kam fituar gradualisht, megjithatë erdhi momenti kur po bëhet publike. Puna dhe guximi/trimëria më ka ndihmuar që të kem më pak brenga, edhe sipas kësaj, më pak lodhje. Lodhja nervore prej së cilës vuajnë burrat dhe gratë, vjen në pjesën më të madhe nga frika për t’u ballafaquar me realitetin, qoftë e vetëdijshme apo jo.