SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e kishte propozuar Gent Cakajn për ministër të Punëve të Jashtme, por qëndrimet e tij rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor në një emision televiziv, “supozohet” se ndikuan që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të mos e dekretojë në pozitën e propozuar nga i pari i qeverisë shqiptare.

Presidenti Ilir Meta në letrën e gjatë për mosdekretimin e Cakajt ka thënë se ai nuk ka përvojë, si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës. Por çfarë kishte deklaruar Gent Cakaj në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova me Baton Haxhiun? Ai kishte thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme.