SHPËRNDAJE

Qëndrimi i president rus, Vladimir Putin i ka brengosur politikanët serbë.

Presidenti rus dje e mori si argument Kosovën për ndarjen eventuale të republikës autonome të Krimesë nga Ukraina. Ai me rastin e krizës në Ukrainë tha se nëse vetëvendosja u është lejuar shqiptarëve të Kosovës dhe disa pjesë tjera në botë, kjo do të thotë se e drejta për vetëvendosje nuk u është mohuar askujt.

Politikanët serb kanë mbetur të stepur nga deklarata e Putinit, marrë parasysh se ai vlerësohet si miku më i madh i Serbisë dhe njëri nga mbrojtësi më të mëdhenj të sovraniteti të Serbisë.

Sllobodan Samaraxhiq nga DSS i Koshtunicës, i cili angazhohet për ndërprerjen e bisedimeve me BE-në dhe afrimit me Rusinë, mendon se “Putini ndoshta në shpejtësi e ka bërë një gabim analogjik të Kosovës dhe Krimesë”.

“Putini nuk me pikëlloi. A duhet të zemërohemi në të për një analogji të gabuar, kurse duam që t’i bashkohemi BE-së e cila vlerëson se Kosova duhet të jetë e pavarur? Kosova dhe Krime janë raste krejtësisht të ndryshme. Shqiptarët e Kosovës e kanë shpallur pavarësinë, kurse Krime lufton për autonomi”, ka thënë Samaraxhiq për “Blic”.

Derisa politikanët tjerë serbë, ata me të moderuar, kanë thënë se janë pa koment për ketë që e ka thënë Putini, duke dyshuar në ndryshimin e kursit politik të Moskës zyrtare.