SHPËRNDAJE

Madonna dhe Tupac kishin qenë të dashur për një kohë të shkurtër gjatë vitit 1993. Kjo ishte tre vjet para se ai të vritej.

I brengosur se njerëzit nuk do e pritnin mirë lajmin se ai po takohej me një grua më të vjetër ai shkroi një letër që i dha fund lidhjes gjatë kohës sa ishte në burg.

Letra emocionuese e Tupac që kërkon nga Madonna të mbeten miq dhe i kërkon për një vizitë në burg po shitet për një shumë marramendëse.

“Për ty që të shihesh me një zezak nuk do të rrezxikonte karrierën tënde, por vetëm e bën më emocionuese për fansat”, ka shkruar Tupac.

“Por për shkak të imazhit tim unë do të dëshpëroja shumë njerëz që më ndjekin”

Letra është shum emocionuese, dhe tani ajo do të shitet në një ankand. Shuma fillestare është 300 mijë dollarë për këdo që do të japë një ofertë për këtë letër. Ajo do të shitet nga kompania TMZ.