SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe komisioneri Johanes Han sot do të vizitojnë Kosovën.

Junker dhe delegacioni i BE-së do të takohen me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së dhe me shefat e misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.