SHPËRNDAJE

Kryetari i Levizjes Vetvendosje Albin Kurti subjekti i të cilit në zgjedhjet e fundit Parlamentare në Kosovë doli e para duke i hapur rrugën Kurtit që të drejtojë Qeverinë e R.Kosovës, është duke zhvilluar takime të shumta me përfaqësues institucional dhe politik nga vendet të ndryshme të rajonit, njëkohësisht edhe të Luginës së Preshevës.

Në vazhdën e këtyre takimeve sot Kurti ka pritur një delegacion ta Partisë Demokratike nga Lugina të kryesuar nga kryetari i sajë Nagip Arifi.

Në postimin e PD-së të lëshuar për opinion thuhet: “Sot një delegacion i PD-së i kryesuar nga kryetari Nagip Arifi, kryetarja e forumit të gruas Adelina-Bruçaj-Hasani dhe kryetari forumit rinor Sali Salihi takuan kryetarin e LVV-së dhe Kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës z.Albin Kurtin.

Delegacioni uroi për qeverinë e cila pritet së shpejti të krijohet si dhe njëkohësisht nga vet z.Kurti morën premtimin se do të ketë një përkushtim më të lartë për shqiptarët e Luginës së Preshevës” thuhet në njoftimin e PD-së./presheva.com/