SHPËRNDAJE

Një ndër kërkesat e BDI-së për formimin e qeverisë është që denari të jetë edhe në gjuhën shqipe.

LSDM dhe BDI ende janë në bisedime lidhur me ligjin për gjuhën shqipe dhe ende nuk ka detaje shtesë se cili do të jetë rezultati përfundimtar.

Sipas të dhënave nga ana e BDI-së , kryetari i kësaj partie, Ahmeti, ndër kërkesat përfshin edhe shfrytëzimin e gjuhës shqipe për komunikim në mes qytetarëve dhe organeve shtetërore, shfrytëzimi i gjuhës shqipe në gjyq dhe në qeveri ku dokumentet duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe, kurse ministrat mund të shprehen edhe në gjuhën shqipe.

Ndërkaq, njëkohësisht, BDI kërkon që edhe denari të jetë në dy gjuhë.