SHPËRNDAJE

Si të mos mjaftonte humbja poshtëruese në fushën e Gironas, problemet tek shtëpia e Realit duket se nuk mbarojnë ende.

Mediat iberike kanë kapur një moment pikant ku Ronaldo gjuan me shpullë një lojtar të Gironas, gjatë një dyluftimi për topin pas një goditje këndi.

Ky veprim nuk u pa nga arbitrat e ndeshjes, por pas publikimit të këtyre pamjeve, mund të vijë edhe një dënim tjetër për portugezin, pak kohë pasi u dënua për goditje të arbitrit në Superkupën ndaj Barcelonës në fillimin e sezonit.

Reali pas humbjes së sotme është -8 pikë nga Barcelona që kryeson tabelën e renditjes në spanjë.