SHPËRNDAJE

rryma

Kush fsheh numrat në orën elektrike të rrymës gjobë prej 50.000 dinarëve pasi që janë forcuar sanksionet për qytetarët të cilët kundërshtojnë që tu lexohet rryma e harxhuar elektrike nëpëer njëhsorët elektrik.

Për ndërmarrësit fletëparaqitjet janë të rënda për gjysmë ndërsa ndërmarrjeve deri në dy milion dinarë gjobë.

Secili që kundërshton punëtorët e elektrodistribucionit që tu lexohen numrat e rrymës elektrike mund të përfundojë me një gjobë deri në 50.000 dinarë! Sanksionet, të cilat më parë kanë qenë nga 5.000 deri 15.000 dinarë janë dyfishuar në bazë të ligjit të ri të energjisë elektrike i cili është miratuar vitin e kaluar dhe denimet e para për qytetarët vetëm se kanë filluar.

Sipërmarrësit që fshehin matësin mund të përfundojnë me një gjobë deri në një milion e gjysmë, njdërsa kompanit deri në – dy milionë dinarë. Qytetarët dhe bizneset, sipas të dhënave të fundit nga Eelektro ekonomia e Sërbisë kanë borxh për energji elektrike deri 37 miliardë dinarë e që është për 17 miliardë dinarë më shumë se katër vite më parë.

Borxhet janë dyfishuar pasi që shumica nuk lejojnë që tu lexohet harxhimi i rrymës. Shpesh ndodh që qytetarët janë në shtëpi, por i pengojnë punëtorët e lektrodistribucionit që tu afrohen ekenomive shtëpiake dhe as nuk i lejojnë që të futen në oborr.

Atëher punëtorët janë të detyruar që leximin e orëve elektrike ta kryejnë të shoqëruar nga policia. Nëse edhe atëherë ekziston mundësia që matja të mos jet përfunduar, u shqiptohet denimi për kundërvajtje.

Gjyqtarëve nga gjykata mund tu shqiptohet denim më të ulët, mirëpo dënimi më i ulët është 5000 dinarë, i dyfishuar 10.000, ndërsa në raste të caktuara denimi mund të shqiptohet edhe katër her më shumë. Kompanitë ende kanë një detyrim që me kërkesë të Ministrisë së Energjisë të bëjnë edhe balansin e energjisë ekuilibër. Ata të cilët kyçjen e rrymës elektrike e bejënë në mënyrë ilegale mund të përfundojnë edhe në burg. Ky ishte fati i 300 qytetarëve të Serbisë deri më tani. Çdo filiale e elektrodistribucionit në vit ka të drejtë të dërgojë 5.000 denime të tilla në gjyq dhe denimi maksimal me burg është nga 1 deri në tri vjet.