SHPËRNDAJE

Lojtarët e kombëtares ruse Alexander Kokorin dhe Pavel Mamayev janë dënuar me një vit e pesë muaj burg për shkak të një përleshje.

Sulmuesi i Zenit dhe mesfushori i Krasnodarit kanë qenë në paraburgim që nga tetori dhe janë sjellë në gjyq në Moskë.

Gjykatësi shpjegoi se ata qëllimisht donin të lëndonin të tjerët. Thuhet se ata kanë sulmuar dhe plagosur shumë njerëz në Moskë. Gjithashtu dy shokë të tjerë u dënuan bashkë me ta.

 

Të dy futbollistët, Kokorin (Zenit St. Petersburg / kontratë deri në verë), dhe Mamayev (FK Krasnodar / kontratë deri në fund të vitit) ishin pezulluar nga klubet e tyre pas akuzës.