SHPËRNDAJE

Interi barazoi në Artemio Franchi me Fiorentinan me rezultat 3-3, në një ndeshje me shumë polemika.

Ajo më e përfolura, që edhe që ndikoi në rezultatin e ndeshjes ishte kur gjyqtari Rosario Abisso dha penallti për vendasit në minutat e fundit të ndeshjes dhe ata shënuan për rezultatin 3-3.

Topi kishte prekur në gjoksin e Danilo D’Ambrosio, por gjyqtari Abisso pasi u konsultua edhe me VAR-in akordoi penallti.

Kjo normalisht që nuk i pëlqeu klubit zikaltër të cilët më pas edhe u ankuan, Federata e Futbollit e Italisë shqyrtoi gjithë këtë dhe mori vendim që ta suspendojë për tri xhiro në Serie A.

Për më shumë Abisso nuk do të referojë në asnjë ndeshje të Interit këtë sezon.

Aktualisht Interi renditet në vendin e tretë në Serie A me 47 pikë, dy më shumë se Milani një pozitë më poshtë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Cagliarit.