SHPËRNDAJE

Murat Dernjani, të akuzuarit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, Gjykata Themelore e Prishtinës i shqiptoi dënim me burgim prej pesë vite. Shpalljen e aktgjykimit e bëri kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli.

Dernjani gjatë seancës fillestare e ka pranuar fajësinë. Sipas akuzës së Prokurorisë Speciale, Murat Dernjani, akuzohet se gjatë vitit 2013 ka udhëtuar me gruan dhe djalin e tij në Stamboll me qëllim që të bashkohet me ISIS-in. Gjithnjë sipas aktakuzës ai ishte bashkuar me organizatën ISIS dhe kishte qenë pjesë e saj deri në gusht të vitit 2017, derisa ishte tërhequr dhe u dorëzua tek autoritetet turke, nga ku kishte kërkuar kthimin për Kosovë.