SHPËRNDAJE

Deontay Wilder pret që më 22 shkurt të nokautojë Tyson Furyn në rimeçin që zhvillohet në Las Vegas për ta mbrojtur kështu titullin WBC.

Boksieri amerikan ka thënë se ai do të realizojë nokautin e tij të 42-të në karrierë nga 43 meçe të zhvilluara në karrierë, derisa 41 i ka fituar me nokaut.

Asnjë prej 32 përballjeve që ka zhvilluar nuk kanë zgjatur më shumë se katër raunde, derisa njihet si një boksier me goditje tejet të fuqishme, ndoshta i dyti pas Mike Tysonit.

“Mendoj se kur vetëm preki kundërshtarët e mi, ata rrëzohen, jo më t’i godas”, ka thënë Wilder.

“Jam i bekuar nga Zoti për këtë forcë dhe mendoj se unë e kam përdorur atë në mënyrën e duhur. meçi më 22 shkurt do të jetë njëri ndër më të rëndësishmit në karrierën time dhe e di se do të fitojë”.

“Ai (Tyson Fury) e di çfarë e pret, e di se do të jetë i nokautuari i 42-të në karrierën time, nuk flas gjepura siç bënë ai, do të ndodhë një gjë e tillë, keni për të parë”, ka shtuar më tej ai.

Në rast se Wilder fiton nga Gypsy King, atëherë me shumë gjasë do të ketë përballjen e shumë kërkuar ndaj Anthony joshuas.