SHPËRNDAJE

Deputetët popullor që vijnë nga rethi i Pçinjës janë 4, ndërsa të gjithë ata janë që flasin më së paku, tregon një hulumtim i portalit mojposlanik.rs.

Në Parlamentin serb rreth i Pçinjës përfaqësohet nga Sllavisha Bullatoviq nga Vranja, Novica Tonçev nga Surdulica, Fatmir Hasani dhe Nenad Mitroviq nga Bujanoci.

Sipas këtok portali, Sllavisha Bullatoviq, përndryshe shef i këshillit të SNS në Vranjë, për një vit, sa ka qenë deputet (gusht 2016 – gusht 2017) nuk është paraqitur asnjëherë në foltoren e parlamentit.

Socialisti Tonçev ka folë vetëm një herë, sikurse edhe Nenad Mitroviq ndërsa deputeti nga radhët e PVD-së në paralement është drejtuar 6 herë.

TOP LISTA E PAGESAVE NE PARLAMENT

Nenad Mitroviq – 55 ditë pune – 1.423.649 dinarë

Fatmi Hasani – 59 ditë pune – 1.011.826 dinarë

Sllavisha Bullatoviq – 55 ditë pune – 897.843 dinarë

Novica Tonçev – 59 ditë pune – 450.780 dinarë.

Kjo shumë është inkasimi nga parlamenti për rroga, paushall, harxhimet e rrugës dhe të ngjajshme.

Deputeti Hasani është paguar rreth 1 milionë dinarë për 59 ditë pune, apo nga 500.000 dinarë për 30 ditë pune të plota të muajit apo 17.149 dinarë për një ditë./presheva.com/