SHPËRNDAJE

Një delegacion nga Republika e Kosovës i përbërë nga deputetët Nait Hasani, Ismail Kurteshi, Arbërie Nagavci, Teuta Haxhiu, Arban Abrashi dhe Valon Ramadani takuan zyrtarë të Partisë Demokratike të kryesuar nga kryetari Nagip Arifi.

Gjatë takimit u diskutuan problemet e akumuluara ndër vite të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e sidomos problemet me tekstet mësimore, mosnjohja e diplomave, pasivizimi i vendbanime shqiptare, emigrimi i të rinjëve si pasojë e diskriminimit shtetëror, etj.

U kërkua që Qeveria e Republikës së Kosovës të jetë më shumë prezente në Luginë përmes projekteve konkrete duke ndihmuar financiarisht, dhe deputetët u zotuan se do të procedojnë në Parlament kërkesat e shqiptarëve të Luginës./presheva.com/