SHPËRNDAJE

Deputeti i Parlamentit gjerman, Peter Bayer, tha se qëndrim gjerman është që Kosova duhet t’i ruajë kufijtë që i ka, dhe se kjo është shumë e rëndësishme për Gjermaninë. Bayer, që i përket partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, deklaroi se Kosova gjendet para zgjedhjeve, dhe se qeveria e re që do të krijohet duhet të kthehet në proces të dialogut me Serbinë, pa kushte nga të dyja palët.Pas një takimi me kryeministrin në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, deputeti gjerman tha se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për integrimet evropiane. Vizita e deputetit gjerman Bayer në Kosovë u bë pas qëndrimit në Beograd, ku me zyrtarët e atjeshëm ka biseduar për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.