SHPËRNDAJE

​Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi “nuk është i qartë me qëndrimet e tij”.
Ai ka këshilluar Thaçin që të dalë e të thotë se ka qëndrim të njëjtë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, dhe të thotë se “kufijtë nuk preken”.
“Unë jam me popullin e Kosovës. Kosova është me këta kufij administrativë”, është deklarata që Berisha i ka sugjeruar Thaçit të dalë e ta thotë.
Deputeti i AAK’së ka vlerësuar se Thaçi s’duhet të flasë për bashkimin e Preshevës me Kosovën.
“S’duhet të thotë se do ta marrim Preshevën, sepse s’mundet ta marrë ai”, ka deklaruar Berisha.