SHPËRNDAJE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar  nga kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkojë zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq. Pasi një postimi që kjo e fundit bëri lidhur me 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet kriminele serbe, duke i quajtur “gjenocid mbi Serbinë”.

Në një postim në Facebook, deputetja Musliu tha se zëvendësministrja serbe Mikiq nuk guxon të paguhet nga taksat e Kosovës.

Kjo zv. Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeministër Haradinaj, shkarkoje menjëherë! Boll më kemi toleruar por jo deri në pafundësi. Ndyrësirat si kjo nuk i shërbejnë as serbeve te Kosovës. Le të shkojë të jetojë në “shtetin e saj sovran”, ka shkruar Musliu.

Mikiq tha se “në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”.