SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski njofton për mundësinë për të votuar shumë shpejt në Maqedoni duke përdorur teknologjinë moderne elektronike, e cila do të zhdukë përgjithmonë pikat e diskutueshme dhe problemet me Listën e votuesve, .

“Me nismën tonë dhe në bashkëpunim me partnerët nga bashkësia ndërkombëtare, më 17 të këtij muaji do të mbajmë një tryezë të rrumbullakët, në të cilën do të theksohet përfitimet nga mundësia e përdorimit të teknologjisë moderne gjatë zgjedhjeve. Ne në këtë mënyrë, me anë të njohurive dhe informacioneve të ekspertëve ndërkombëtarë do të përpiqemi për të zbatuar nismën që flitet për disa vjet, sipas të cilës mund të futen risi gjatë votimit.

Sipas kësaj iniciative, nëpërmjet përdorimit të shtypit elektronike ose shenjave të gishtërinjve, më sigurt dhe më saktë do zbatohet votimi në vend, ndërsa me këtë teknologji dhe teknikë moderne do të mënjanohen të gjitha dobësitë e procesit zgjedhor çka kanë ndodhur deri më tani”, tha Derkoski.

Kryetari i KSHZ-së paralajmëron punë intensive për këtë trup pasi më 2 shkurt do të shpallen zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në maj të këtij viti.