SHPËRNDAJE

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka hedhur poshtë përfundimisht marrëveshjen e Theresa May për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Me 432 vota kundër kësaj marrëveshje si dhe 202 pro, ky votim e bën humbjen më të madhe të Qeverisë Britanike që nga viti 1924.

Votimit të marrëveshjes i ka paraprirë një debat i gjatë që ka zgjatur pesë ditë.

May gjatë gjithë kohës u bëri thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë ”të zhgënjejnë popullin britanik”.

Debati i fundit për këtë çështje është hapur sot në mesditë, ku rezultoi me dhënie fund të planit për largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.