SHPËRNDAJE

HTC

HTC së fundmi ka zbuluar dhe modelin më të ri të telefonit Desire 626, vjen me dizajn të ri, mbështetje për dy SIM kartela dhe për lidhjen 4G LTE.

Desire 626 i ri vjen me ekranin 5-inç me rezoulicon prej 720 pikselë, procesorin 1.7 GHz MediaTek MT6752 SoC me tetë bërthama, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, si dhe baterinë prej 2 mijë mAh.

Desire 626 i ri posedon kamerën kryesore prej 13 megapiskelë dhe kamerën e përparme për selfie prej 5 megapikselë. Akoma nuk dihet se kur ky model del në treg por pritet që të kushtojë rreth 200 euro.