SHPËRNDAJE

Kryetari i nëndegës më të madhe të APN-së në komunën e Bujanocit, të fshatit Tërrnoc, Muzafer Destani, në një shkrim të tij, ka velrësuar punën e dhe angazhimin e pustetit lokal të Bujnaocit që ka ndaj qytetarëve. Sipas Destanit, Pushteti aktual i Komunës së Bujanocit është një forcë që nuk ndjen thuajse kurrfarë përgjegjësie ndaj qytetarëve, as për papunësimin e njerëzve, as për keqmenaxhimin e Komunalisë, e aq më pak për bizneset vendore.

Prandaj, ka shkruar Destani, Alternativa për Ndryshim është këtu për ti bashkuar të gjithë, për të refuzuar këtë papërgjegjësi të pushtetit aktual. Sipas tij, të gjithë bizneset vendore që jetojnë me punë të ndershme do të rimarrin në dorë fatin e familjeve të tyre për të dalë nga kurthi i krizës ekonomike.

Të gjithë sipërmarrësit do të rimarrin në dorë fatin e tyre të nëpërkëmbur nga një pushtet që shkeli me këmbë premtimin që bizneset vendore do të punojnë në projekte të ndryshme. Për kryetarin e nëndegës së Tërrnocit, po afrohet dita që do ti jepet fund anashkalimit ndaj sipërmarrjeve, që po tkurren përditë duke mbyllur vende pune.

Do ti jepet fundi që meriton këtij pushteti, që pasi shkeli premtimin për bizneset vendore, po fundos edhe ekonominë, duke i lënë njerëzit përditë e më të papunë, përditë e më të pashpresë. I dëshpëruar tej mase me gjendjen ekonomike në komunën e Bujanocit, Destani iu ka drejtuar pushteti aktual duke i bërë me dijë se, Votën e bizneseve vendore e keni marrë një herë, për ta mos rimarrë më./presheva.com/