SHPËRNDAJE

“Pritja me padurim mbledhjen e dy qeverive në të cilen, siç ishte paralajmëruar, një nga pikat e takimit duhej të ishte edhe Lugina e Preshevës, por cfar ndodhi?” ka shkruar në rrjetin social, dr Skender Destani, kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës dhe nënkryetar i Komunës së Preshevës.

Ndodhi ajo qe unë personalisht e kisha parapa dhe deklaruar qysh vitin e kaluar, se nga premtimet e personaliteteve shqiptare nuk do të bëhet asgjë, pra nuk do të realizohen, sepse ato bëhen vetëm për rejting politikë parazgjedhor dhe asgjë ma shumë.

Unë, personalisht përshendes takimin e dy qeverive dhe nënshkrimin e marrveshjes për veprim të përbashkët strategjik, sepse një marërveshje e tillë është në të mirë te dy shteteve e shpresoj edhe në të mirë të rajonit.

Por çfarë u vendos në këtë takim për Luginën e Preshevës..asgjë..

Dy kryeministrat shqiptarë, fatkeqsisht Luginën e Preshevës nga një rajon e emërtuan në një OJQ, duke ndarë një shumë prej 100 000 euro për maternitetin e Preshevës si ndihmë humanitare edhe pse janë të njohtuar se ndërtimi dhe paisja me aparaturë, edhe atë ma bashkohore, ka përfunduar që në dhjetor të vitit të kaluar dhe këtij materniteti i nevojitet vetëm ndihma naspektin kadrovik dhe asgjë tjeter.

Më shumë se ndihmë financiare, ne shqiptarët në Luginës kemi nevojë për ndihmë politike të dy qeverive, të këmbëngulin në mbrojtjen dhe avansimin e të drejtave tona legjitime, sepse ma në fund e kanë edhe obligim kushtetues e sidomos shteti amë Shqipëria. Andaj, nuk është problem primar cështja finansiare, edhe pse ajo është e nevojshme, por mungesa e çfarëdo reagimi politik të përbashkët shqiptar ndaj diskriminimt permanent të shqiptarëve nga qeveria e Sërbisë. Në këtë plan duhet të reagohet nga ana e dy qeverive , duka pasur qëndrime të kjarta ndaj këtij diskriminimi të pashoq në ballkan – ka shkruar Destani, në rrjetin e tij social. /presheva.com/