SHPËRNDAJE

Pes2016

Pak ditë pasi tregoi se ylli i Brazilit dhe Barcelonës, Neymar, do të jetë në ballinën e video-lojës së famshme PES 2016, kompania prodhuese Konami ka treguar detajet e reja dhe datën e lansimit të kësaj loje.

Pro Evolution Soccer 2016 do të ketë sistem të ri të kontrollimit dhe, sipas prodhuesit, gjithçka do të jetë më reale. Driblimet, lëvizjet dhe festimet unike e veçojnë video-lojën e re.

PES 2016, që vjen për PS4, PS3 , Xbox One, Xbox 360 dhe PC, do të lansohet më 18 shtator.

Lojës i janë shtuar edhe animacione tjera. Lojtarët do të ankohen në ndërhyrje të ashpra dhe do të kenë kriza me bashkëlojtarët.

Kënde të reja të kamerës për pamje më të gjerë të fushës dhe komentatorët e rinj do ta bëjnë edhe më interesant video-lojën rivale të FIFA 2016.

Konami ka befasuar fansat me PES Club Manager, ku i mundëson përdoruesve të krijojnë dhe menaxhojnë skuadrat e tyre përmes pajisjeve iOS dhe Android.