SHPËRNDAJE

Detroit Pistons ka marrë fitoren e 41-të këtë edicion në NBA, pasi ka mposhtur në udhëtim New York Knicks.

Pistons kanë triumfuar në udhëtim te Knicks me 26 pikë epërsi 89:115 për ta marrë fitoren më të rëndësishme të sezonit.

Kennard me 27 pikë, Reggie Jackson me 21 të tjera dhe Andre Drommond me 20 pikë e 18 kërcime ishin më meritorët për fitoren e Pistons.

Me këtë triumf, Detroit kanë zënë pozitën e tetë në Konferencën e Lindjes duke siguruar plasmanin në Play-Off.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder në udhëtim te Milwaukee Bucks 116:127.

Fundori gjerman Dennis Schroder ishte më meritori për këtë triumf me 32 pikë, ndërsa Russell Westbrook kontribuoi me 15 pikë, 17 asistime e 11 kërcime.

Atlanta – Indiana, 134-135

Brooklyn – Miami, 113-94

Charlotte – Orlando, 114-122

Memphis – Golden State, 132-117

Milwaukee – Oklahoma, 116-127

New York – Detroit, 89-115

Philadelphia – Chicago, 125-109

San Antonio – Dallas, 105-94

Denver – Minnesota, 99-95

Clippers – Utah Jazz, 143-137

Portland – Sacramento, 136-131