SHPËRNDAJE

Ka filluar sezoni i ri i “Deutschland sucht den Superstar” dhe si për çdo vit në radhët e konkurruesve nuk mungojnë edhe shqiptarët.
Këtë herë ne zbuluam Anita Latifin, një 17-vjeçare me origjinë nga Kosova, e cila tërhoqi vëmendjen e jurisë dhe u kualifikua për në rangun tjetër pas interpretimit të mirë të këngës “Super Bass” të Nicky Minaj”.

Reperi i njohur Prince Kay One nuk e fshehu dot aprovimin e tij për Anitën gjatë gjithë interpretimit, madje kur mori vesh që ishte shqiptare, ngriti dhe duart në ajër duke bërë shqiponjën dhe thirrur “Albo”.

Në lajme të tjera, megjithëse një prej më të preferuarave në këtë program, Anita ka pasur një skandal të vogël, pasi flitet që në profilin e saj zyrtar të rrjetit social Facebook është publikuar një video e saj ku shihet lakuriq.

Sa do ndikojë kjo në konkurrimin e saj nuk e dimë, por ka shumë mundësi që të jetë thjesht thashetheme. Mbi të gjitha, kushdo që e ka postuar mund të vendoset përpara ligjit pasi ajo është adoleshente.