SHPËRNDAJE

Dhembet

Viteve të fundit është zbuluar se ka një lidhje mes trajtimit ortodontik dhe shëndetit të trupit të njeriut.
Duke u mbështetur në studime të ndryshme të instituteve dentalë, shkencëtaret kanë zbuluar se njerëzit me dhëmbë jo të shëndetshëm janë më në rrezik që të kenë sëmundje të zemrës dhe të vuajnë çrregullime të gjakut e sheqerit. Ndonëse ende nuk është e vërtetuar përfundimisht që sëmundja e dhëmbëve ndikon në sëmundjet e zemrës, vlen të thuhet që shëndeti oral nuk është i nevojshëm vetëm për një buzëqeshje të bukur, por për një trup të shëndetshëm.

Dhëmbë të shëndetshëm prioritet!

Nuk duhet ta injoroni ndikimin e shëndetin oral në shëndetin e trupit dhe organeve tuaja në asnjë mënyrë. Edhe pse nuk është vërtetuar ende, studiuesit mendojnë se nuk është rastësi që sëmundjen e dhëmbëve të ndodhin njëkohësisht me sëmundjet tjera të trupit.

Katër lidhjet e mundshme mes gojës dhe trupit tuaj

Inflamacioni i tepruar oral është lidhur me rritjen e arterieve të bllokuara

Baktere të caktuara orale mund të ndikojnë në infektimin e qelizave arteriale dhe në dobësimin e murit të zemrës

Humbja e dhëmbëve shpesh mund të jetë shenjë e osteoporozës, sëmundje që ulë dendësinë e kockave

Disa studime zbulojnë se gratë me sëmundje të dhëmbëve më shpesh bëjnë lindje të parakohshme, ose bëjnë lindje të foshnjave nën-peshë.