SHPËRNDAJE

Allahu në Kur’an thotë: (( Me të vërtetë Allahu i don sadakadhënësit )). Jusuf 88
Dobitë e sadakasë janë të shumta, prej tyre:
1. Sadaka është derë prej derave të xhenetit
2. Sadaka është nga veprat më të vlefshme, kurse sadaka më e mirë është të ushqesh të varfërit.
3. Sadaka i bën hije pronarit të saj në ditën e kijametit , dhe e nxjerr atë nga zjarri i xhehenemit.
4. Sadaka e shuan hidhërimin e Zotit ndaj robit dhe nxehtësinë e varrit.
5. Sadaka është dhurata më e mirë që i dhurohet të vdekurit, dhe më e dobishmja për atë.
6. Sadaka është pastrim i pasurisë dhe pastrim i shpirtit, dhe shtim i të mirave.
7. Sadaka është shkak i gëzimit të sadakadhënësit dhe ndriçim i fytyrës së tij në ditën e gjykimit.
8. Sadaka është siguri nga frika e ditës së gjykimit,, dhe largim i mërzisë nga e kaluara.
9. Sadaka është shkak për faljen dha pastrimin e mëkateve.
10. Sadaka është shenjë paralajmëruese për përfundim të mirë nga kjo jetë, dhe shkak për lutjen e melaqeve për të.
11. Sadakadhënësi është nga njerëzit e dalluar, dhe sadaka sevapin e ka me të gjith ata që marrin pjesë në të.
12. Sadakadhënësit iu është premtuar mirësi e madhe dhe shpërblim i madh.
13. Dhënia e sadakasë është prej cilësive të njerëzëve të devotshmëm,, dhe ajo gjithashtu është shkak për dashurinë e Zotit ndaj sadakadhënësit.
14. Sadaka është shenjë e solidaritetit, nderit dhe bujarisë.
15. Sadaka është shkak për pranimin e lutjeve, dhe largimin e brengave.
16. Sadaka e largon armiqësinë dhe i mbyll shtatëdhjetë dyer të së keqes në këtë botë.
17. Sadaka e zgjat jetën e njeriut, dhe e shton pasurinë, dhe është shkak i fitores dhe sukseseve.
18. Sadaka është ilaq dhe shërim.
19. Sadaka ndalon djegjen e njeriut, mbytjen në ujë, vjedhjen, dhe e largon vdekjen e keqe.
20. Sadaka e ka sevapin e sigurtë, qoftë edhe për kafshët apo shpezët.
21. Sadakadhënësi, dhe punonjësi i saj, kanë sevapin e muxhahidit në rrugën e Allahut.

Q. F. E. ( Qendra për fetva Egypt )
Përshtati: Mr. Ragmi Destani