SHPËRNDAJE

KolonaMucibab-05

Sezoni i pushimeve vetëm se ka filluar dhe mërgmtarët të cilët punojnë dhe jetojnë në botën perëndimore nga sot në mënyrë të vrullshme ia kanë mësyrë vendlindjes për ti kaluar pushimet verore.
Sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë verë, vendaklimi kufitarë Dheu i Bardhë është i mbingarkuar me automjete për kapacitetin që ka ky vendkalim kufitarë. Nga orët e mesditës së sotme e shtunë, kolona në këtë vedkalim kufitarë është rreth gjysëm kilometri ndërsa automjetet duhet të presin rreth gjysëm ore për të kaluar kufirin, nga Sërbia në drejtim të Kosovës.

Vlenë të theksohet se, për automjetet me targa të Sërbisë, ka edhe rrugë alternative të cilat nuk janë të ngarkuara sikurse në vendkalimin kufitarë Dheu i Bardhë, këto automjete mund të përdorin edhe rrugët në drejtim të fshatit Breznicë sikurse edhe në drejtim të fshatit Dobrosin ku munë të udhëtojnë për në Kosovë, rrugë të cilat nuk mund ti përdorin automjetet me targa të BE-së, të cilat duhet ta paisen me sigurim gjë që ne Breznicë dhe Dobrosin këtë nuk mund të kryejnë.

Policia kufitare në vendkalimin kufitarë Dheu i Bardhë është duke përdorur të gjitha mekanizmat që ka në dispozicion, sikurse pala serbe poshtu edhe ajo shqiptare që automjetet os të presin shumë në kufij.