SHPËRNDAJE

 

Këto janë koha më e vlefshme e vitit, sepse në to është nata e Kadrit.
Çdo vepër e mirë, llogaritet me shumë shumë sevape tek Allahu.
Është kohë e pranimit të lutjeve për nevojat e kësaj bote, dhe për shpëtim nga zjarri i xhehenemit.
Është kohë, që nëse emri ynë ka qenë në emrat e banorëve të xhehenemit,, tash është mundësia që me adhurimin dhe lutjet tona ta largojmë nga aty, dhe të na regjistrohet në emrat e banorëve të xhenetit.
Nëse deri tash gjatë Ramazanit kemi qenë mjaft aktiv me agjërimin dhe adhurimet tona,, tash e tutje t’ia dorëzojmë qenien tonë Allahut të lartëmadhëruar, përmes adhurimeve të ndryshme,, dhe bile në këto dhjetë dita, të merremi sa më pak me këtë botë. Dhe kjo vetëm e vetëm që të fitojmë ahiretin në të cilin do të jemi përgjithmonë.
Kurse ata që nuk kan mund ta gjejnë veten sa duhet deri tash në ramazan,, prej sot ekziston mundësia që ta bëjnë këtë, për hirë të Zotit dhe dobi të vetes së tyre.

Veprimet kryesore që mund ti bëjmë në këto dita

1. Lexim sa më shumë të Kuranit
2. Përmendje sa më shumë të Allahut
3. Falja e namazit, dhe namazit me xhemat
4. Namaz nate pas namazit të teravisë, nëpër shtëpitë tona
5. Namazi nafile DUHA / namazi i paraditës /
6. Lutje për nevojat tona të kësaj bote dhe botës tjetër
7. Lutja sa më shumë që Allahu të largon nga zjarri i xhehenemit
8. Lutje për pranimin e agjërimit dhe adhurimeve të tjera
9. Të aktivizohemi të gjithë antarët e familjes, që të jemi së bashku në xhenet
10. Sadaka për çdo ditë
11. Dhënia e iftarit, në veçanti për ata që kan nevojë
12. Lidhjet familjare / të kontaktosh me ta /, prindërit dhe të tjerët
13. Pendimi i sinqertë për të kaluarën tënde negative / për çdo mëkat /
14. Të jemi tolerant dhe falës për gabimet e njerëzve ndaj neve
15. Iëtikafi /qëndrimi në xhami deri në Bajram/ kush ka mundësi
16. Të gjitha këto, ti bëjmë vetëm për Allahun, që të shpëtojmë nga xhehenemi
17. Të largohemi nga çdo mëkat, qoftë edhe i vogël / Kryesorja /.

Shfrytëzone këtë kohë, se nuk i dihet a mund ta arrijmë në Ramazanin tjetër

Ragmi Destani