SHPËRNDAJE

Facebook të martën feston 10 vjetorin e funksionimit, biznes ky për Mark Zuckerbergun më i vlefshëm se korporatat General Motors dhe Ford Motor së bashku.

Rrjeti social i manjatit të teknologjisë tani përbën rrjetin më të gjerë në botë me 1.23 miliardë përdorues të regjistruar.

Megjithatë, ky sukses nuk është arritur me lehtësi, pasi gjatë gjithë kësaj rruge ka patur probleme dhe pengesa.

Por, me gjithë këto probleme e pengesa, ky rrjet social ka gjeneruar shuma të mëdha parash në të hyra. Këtë të enjte, aksionet e Facebook arritën shifrën rekorde prej 62 dollarësh për aksion, ndërkaq kompania raportoi gjithashtu se të hyrat për vitin 2013 janë rritur për 55 për qind.

“Gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, do të na shihni duke u përqendruar në shumë prej temave të njëjta, por me shtrirje më të gjerë, me ambicie dhe burime më të mëdha”, ka thënë Zuckerberg gjatë prezantimit të të hyrave të kompanisë.