SHPËRNDAJE

Bale-Benzema

Karim Benzema dhe Gareth Bale janë zgjedhur më të mirët e Real Madridit për muajin dhjetor dhe janar
Fansat e Real Madridit, kanë zgjedhur anësorin Gareth Bale si lojtarin më të mirë për muajin dhjetor të vitit që lamë pas.

Bale duket në një formë të mirë këtë sezon ku deri më tani ka shënuar 13 gola në La Liga.

Derisa sulmuesi Karim Benzema, i cili po shkëlqen me fanellën e Real Madridit këtë edicion, sidomos nën urdhëratë e trajnerit të ri, Zinedine Zidane, është zgjedhur lojtari më i mirë për muajin janar.

Benzema e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ka shënuar gol çdo ndeshje që ka luajtur në muajin janar. Tifozët zgjedhën atë më të mirën e janarit përmes rrjeteve sociale, shkruhet në uebsajtin e Real Madridit.