SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Zemër”, që e ka sjellë në prill të këtij viti me reperin algjerian, Soolking, ajo ka gati një tjetër bashkëpunim me një artist të njohur ndërkombëtarisht.

Fjala është për artistin Maitre Gims, i cili njihet për hitet e shumta përfshirë, “Est-qu tu m’aimes”, “J’me tire”, “Ego”, “Corazon”, etj.

Lajmin e bëri të ditur artisti francez, Dj Assad, i cili ka dhënë detaje rreth projektit dhe siç thuhet në njoftim kënga mban titullin “Te Quiero” dhe do të publikohet në vitin 2020.

Ndonëse ky pritet të jetë hiti i vitit 2020, këngëtarja nuk ka dhënë një datë të saktë të lansimit të këtij video projekti muzikor.

Në ndërkohë, mega hiti “Zemër” deri më tani numëron mbi 342 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube.

View this post on Instagram

Rruges…

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

Dhurata po vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme në trojet shqiptare, gjersa nuk mungon as në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.