SHPËRNDAJE

Pas rastit të Nora Istrefit, një tjetër këngëtare ka pasur fatin që të kopjohet nga një këngëtare e huaj. Bëhet fjalë për hitin e Dhurata Dorës, një projekt që është kopjuar tashmë nga një këngëtare bullgare.

“Projekti muzikor, i cili në vitin 2014 u kthye në një hit të vërtetë, është kopjuar deri në detaj nga këngëtarja bullgare Maria.

Këtë herë të drejtat e autorit do të respektohen, pasi shtëpia diskografike që ka prodhuar këngën: “A bombi”, ka nisur procedurat për licensim.