SHPËRNDAJE

DiMaria

Angel Di Maria ka bërë të ditur se nuk do të festojë nëse shënon gol në Santiago Bernabeu
Real Madridi dhe Paris Saint Germainit, do të përballen me 21 tetor në kuadër të xhiros së tretë në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Dia Maria i cili ka kujtime të bukura me Real Madridin duke fituar gjithë titujt e mundshëm, ka thënë se nuk do ta festoj golin nëse shënon në Santiago Bernabeu.

“Nëse do të shënoj kundër Real Madridit nuk do të festoj. Çdo gjë që kam arritur me Real Madridin është ende në zemrën time. Ovacionet që më kanë dhënë fansat madrilen pas La Decima-s, ishte më të vërtet një moment i mrekullueshëm dhe krenarie”, ka thënë Di Maria.