SHPËRNDAJE

Angel Di Maria ka bërë të ditur se nuk i shikon ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Ylli i ri i Manchester Unitedit preferon të luaj me vajzën e vogël sesa të shikoj ndeshjes.
Angel Di Maria sezonin e kaluar e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, i cili ishte edhe trofeu i dhjetë në histori të klubit. Por, këtë sezon argjentinasi nuk po i shijon emocionet e kësaj gare pasi Manchester United nuk ka arritur të kualifikohet.

Por, ish lojtari i Benficas ka befasuar. Ai ka bërë të ditur se nuk e shikon këtë garë as në televizion. “Jo, unë nuk i shikojnë ndeshjet evropiane. Unë luaj me vajzën time në vend të kësaj. Kjo është më e rëndësishme. “, ka deklaruar Di Mari për Daily Mail

Ai është i kënaqur me paraqitjet e deritanishme në me skuadrën nga Old Trafford, derisa thotë se është përshtatur mirë me Wayne Rooneyn në sulmin e skuadrës

“Rooney është në nivel të lartë. Ne e kuptojmë njëri tjetrin ashtu si me Messin në skuadër e Argjentinës, ose me Cristiano në Real Madrid”, ka deklaruar reprezentuesi argjentinas.