SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur rreth dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës ka bërë një krahasim me një lojë shahu.

Siç ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe,në këtë kontekst, në tabelën e lojës së shahut tanimë ka ende shumë figura në lojë dhe Serbia po kërkon që të nxirret një remi.

“Ne jemi ende në një pozitë shumë të vështirë. Ka ende në figura në kutinë e lojës. Është e mundur për të luftuar për të nxjerrë një lloj remi, edhe pse kjo do të jetë shumë e vështirë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai, siç thuhet më tej, “ka shprehur shpresën se kurrë nuk do të ketë një luftë, por ata do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, dhe se çdo vonesë do të ketë pasoja negative për çështje të tjera”.

Një gjë të tillë ai thuhet ta ketë thënë duke aluduar në deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se nëse tentohet të ketë ndarje të Kosovës, kjo do të thotë luftë.

“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, ka deklaruar Haradinaj, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve në një debat në RTV Dukagjini.

Ndërkaq sipas Vuçiqit, kjo nuk është hera e parë që një deklaratë e tillë vjen nga Prishtina.