SHPËRNDAJE

Ne kemi bërë apel publik që të lehtësohet rrugëtimi i mërgimtarëve me fëmijët e tyre në vendlindje me vetura sidomos në hyrje daljet e Serbisë dhe Maqedonisë! Kemi informata se mërgimtarët vazhdojnë të torturohen në këto hyrje dalje.

Në ndërkohë, asnjë qeveri nuk ndërmori masa të lehtëson rrugëtimin e mërgimtarëve nëpër këto rrugë, përkundër faktit se kemi kërkuar nga ministri i diasporës së Maqedonisë z. Edmond Ademiqë të ulen dy qeveritë e të gjejnë modalitetet për hapjen e kufijve dhe kalimin më të lehtë të mërgimtareve, hasi ne veshë të shurdhër!

Mbase mërgata vazhdon të torturohet në hyrjet dhe daljet e kufijve të Serbisë dhe Maqedonisë, ne nga viti i ardhshëm do të bojkotomë shkuarjen në pushim në vendlindje, kërkohet mobilizim i përgjithshëm i tërë diasporës Shqiptare.

Prej tani nis ky apel.

Shërbimi për informim

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni SHBA / Evropë